Aliu (IHMK): Vërshimet në Pejë nuk ndodhën si rezultat i lumenjve, por i infrastrukturës së dobët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aliu (IHMK): Vërshimet në Pejë nuk ndodhën si rezultat i lumenjve, por i infrastrukturës së dobët

    Insajderi
    25 June 2023 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë Peja u ballafaqua me reshje të mëdha të shiut, saqë sollën vërshime dhe bllokim të qytetit.

    Nga këto vërshime e pësoi një grua së bashku me fëmijën e saj pesëvjeçar në lagjen “Asllan qeshme” të Pejës.

    Se reshjet ishin të intensitetit të lartë e thotë edhe koordinatari dhe parashikuesi i Motit në Institutin Hidrometeorologjik i Kosovës, Besim Aliu, i cili për Klankosova.tv, u shpreh se reshjet kanë qenë 58 litra për metër katrorë.

    “Reshjet e mbrëmshme kanë qenë 58 litra për metër katrorë. Vërshimet nuk kanë qenë si rezultat i lumenjve, por si rezultat i infrastrukturës së dobët”, u shpreh Aliu për Klankosova.tv.

    Ai tregoi se në komunat e tjera të Kosovës ka pasë thuajse pak reshje, në krahasim me atë se ndodhi në qytetin e Pejës, dhe atë brenda një intervali të shkurtër kohor.

    “Reshjet e shiut kanë filluar në orën 19:35 dhe kanë përfunduar në orën 20:44. Reshje nuk ka pasur në fshatrat përreth Pejës, por veç në qytet”, tregoi ai.

    Ai madje dha një sqarim për sa i përket lumit të Bistricës, duke thënë se nuk paraqet rrezik, pasi nuk është mbushur edhe aq sa niveli maksimal.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark