
Para pak çastesh, më saktë në orën 20:40, janë dëgjuar të shtëna me armë në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Dëshmitarë në vendin e ngjarjes kanë deklaruar për lajmi.net, se të shtënat kanë ardhur nga drejtimi i rrugës ‘28 Nëntori’. Sipas tyre, dyshohet se ka edhe të plagosur dhe se njëri nga ta është në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri ka marrë plagë të lehta, raporton lajmi.net.
Qendra Emergjente në QKUK, kanë pranuar se janë duke u marr me rastin, pa dhënë ndonjë detaj më shumë për gjendjen e të plagosurve.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, e konfirmoi incidentin e ndodhur, por pa qenë në gjendje të japë shumë hollësi.
Ajo tha se Policia është në vendin e ngjarjes.
“Policia është në vendin e ngjarjes dhe po bën ekzaminimin. Deri më tash nuk kemi ndonjë informacion shtesë”, tha Ahmeti ./Insajderi.com