Insajderi
Botë

VIDEO/ Një turist gdhendi emrin e të fejuarës te Koloseu i Romës, kjo është gjoba ndaj tij

Insajderi
27 June 2023 - 13:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
VIDEO/ Një turist gdhendi emrin e të fejuarës te Koloseu i Romës, kjo është gjoba ndaj tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një turist i ri i paidentifikuar dëmtoi Koloseun e Romës duke gdhendur emrin e tij dhe të fejuarës në një nga muret e amfiteatrit me çelësa. Ai tani përballet me një gjobë prej të paktën 15,000 euro dhe deri në pesë vjet burg.

Disa persona të pranishëm kanë filmuar skenën, e cila ndoshta ka ndodhur më 23 qershor.

Videoja ka përfunduar në rrjetet sociale dhe ka alarmuar policinë, transmeton Ansa.

“Një akt shumë i rëndë dhe jo dinjitoz dhe një shenjë e mungesës së mirësjelljes. Shpresoj që autori të identifikohet dhe të sanksionohet sipas ligjeve tona”, tha ministri i Kulturës Gennaro Sanđugliano.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark