Insajderi
Botë

Shembja e pallatit në Aleksandri/ Gjenden 10 të vdekur nën rrënoja

Insajderi
28 June 2023 - 22:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shembja e pallatit në Aleksandri/ Gjenden 10 të vdekur nën rrënoja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dhjetë persona janë nxjerrë të vdekur nga rrënojat e pallatit që u shemb të hënën në Aleksandri të Egjiptit, ndërsa fati i të paktën pesë personave nuk dihet, sipas raportit të fundit të transmetuar nga rrjeti Nil TV.

Më herët gjatë ditës së sotme, ekipet e shpëtimit gjetën të vdekur një 24-vjeçar, ndërsa dy trupa u gjetën në orët e vona të së martës.

Guvernatori i Aleksandrisë, Mohammed Taher, përshkroi për Nil TV se ndërtesa e apartamentit ishte “çarë në dysh” dhe më pas u shemb. Gjatë muajve të verës, ky kompleks banimi priste kryesisht pushues.

Ndaj kontraktorit dhe pronarit është ngritur kallëzim penal për vrasje nga pakujdesia dhe shkelje urbanistike. /abcnews.al


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark