Insajderi
Ballina 5

Ulqini i bën bashkë Vjosa Osmanin e Edi Ramën

Insajderi
30 June 2023 - 22:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ulqini i bën bashkë Vjosa Osmanin e Edi Ramën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në Ulqin pas ftesës që i bëri kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në nder të hapjes së sezonit në këtë vend bregdetar.

Në një fotografi të publikuar nga Periskopi, ajo shihet duke kaluar disa momente e shoqëruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe nga i pari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kujtojmë se raportet mes Osmanit dhe Ramës nuk janë në më të mirën e mundshme pasi që presidentja Osmani, muaj më parë, e kishte prerë foton e kryeministrit Rama nga tryeza e samitit në Greqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark