Një zjarrfikës e dy punëtorë të lënduar në fabrikën e djegur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një zjarrfikës e dy punëtorë të lënduar në fabrikën e djegur

    Insajderi
    09 April 2016 - 10:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fabrika e këpucëve “Geris” në fshatin Prelez të Ferizajt është përfshirë nga flakët. Zjarri i fuqishëm thuajse ka shkatërruar çdo gjë në këtë ndërmarrje prodhuese.

    Zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë zjarrin.

    Basri Shabani, zyrtar policor në rajonin e Ferizajt, ka thënë se një zjarrfikës është lënduar gjate përpjekjes për ta shuar zjarrin ne fabrikën e këpucëve ne Ferizaj.

    “Është dërguar ne emergjence në Ferizaj dhe është jashtë rrezikut për jetë. Zjarri ende nuk është shuar, por nuk ka rrezik te kaploj edhe objektet tjera përreth”, ka thënë ai.

    Përveç zjarrfikësit, Klan Kosova njofton se janë të lënduar edhe dy persona të tjerë që dyshohet se janë punëtorë të fabrikës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark