Insajderi
Insajderi

“Kurti dhe Vuçiq kanë përgjegjësi”- flet për herë të parë kryeministri britanik për tensionet në veri

Insajderi
04 July 2023 - 21:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Kurti dhe Vuçiq kanë përgjegjësi”- flet për herë të parë kryeministri britanik për tensionet në veri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, gjatë një debati në parlamentin britanik, ka thënë se shteti që ai përfaqëson dënon sulmet e protestuesve serbë ndaj ushtarëve të KFOR-it, që kishin ndodhur të hënën e 29 majit, duke shtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë përgjegjësi për t’i ulur tensionet e krijuara në Veri.

“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Ne dënojmë sulmet e paprovokuara nga demonstruesit ndaj anëtarëve të KFOR-it”, theksoi ai.

Ndërkaq, kreu i ekzekutivit britanik potencoi se Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar “tashmë u ka thënë kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë se si liderë kanë përgjegjësi për të ulur tensionet dhe për të parandaluar dhunën e mëtejshme”.

“Këndvështrimi ynë është se ne duhet të gjejmë një rrugë kthimi në dialogun që çon në Bashkimin Evropian”, pohoi ai.

Ky reagim i Sunak vjen si pjesë e përgjigjes në pyetjen e Alicia Kearns, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme në parlamentin britanik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark