Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar pasi LDK mbajti konferencë për media.
Në llogarinë e saj në Facebook, Pacolli shtroi pyetjen: Kjo rruga e LDK-së pa Kurtin a po i bjen rruga e LDK-së me Vuçiqin
Sot, kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku tha para gazetarëve se gjendja në vend është e zymtë dhe e rëndë, prandaj thotë se partia e tij nuk mund të qëndrojë duar kryq.
Abdixhiku shtoi se vendi nuk mund të jetë peng i një ideologjie, por ka njerëz që i dalin zot. Kreu i LDK-së pohoi se do të ketë takim edhe me presidenten Vjosa Osmani.
“Gjendja është e rëndë e zymtë, LDK nuk mund të qëndrojë duar kryq. Kosova nuk mund të jetë peng e një ideologjie, por ka njerëz që i dalin zot. Kemi prezantuar disa pika, në fund do ta bëjmë publike. Do të vazhdojmë edhe me të tjerët përfshirë edhe me presidenten”.