Prishtinë, një person plagosi dy të tjerë dhe u arratis - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinë, një person plagosi dy të tjerë dhe u arratis

    Insajderi
    09 April 2016 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën 28 nëntori në Prishtinë, dje pas një fjalosje, një person ka plagosur dy persona të tjerë.  Njëri nga të plagosurit njoftohet se është në gjendje të rëndë.

    I dyshuari tanimë i njohur për policinë është ne kërkim.

    Ky rast është cilësuar si vrasje në tentativë.

    Një vrasje tjetër në tentativë është raportuar në Deçan, ku Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull, i mitur, pasi që dyshohet se nga pakujdesia gjatë manipulimit me armë ka plagosur një mashkull tjetër, i cili në atë moment ishe duke qëndruar afër tij.

    Viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe po merr tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

    Në anën tjetër, i mituri është liruar pas intervistimit.

    Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar gjithsej 29 persona, prej të cilëve 19 janë në mbajtje.

    Gjatë kësaj kohë, njoftohet se janë shënuar edhe 33 aksidente trafiku, por në asnjë rast nuk ka pasur të vdekur./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark