Studentët nuk lejojnë Enver Hasanin të flas në një seminar për kushtetutën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Studentët nuk lejojnë Enver Hasanin të flas në një seminar për kushtetutën

    Insajderi
    09 April 2016 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një seminar i organizuar për të shënuar Ditën e Kushtetutës është ndërprerë dy herë, pasi që disa studentë të pranishëm kanë penguar fjalën e Ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dhe atë të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

    Njëri nga studentët e pranishëm në sallë, ka marrë fjalën dhe ka thënë se Enver Hasani nuk është njëri i duhur për të folur rreth kushtetueses, meqë sipas studentit, Hasani ka shkelur kushtetutën e vendit.

    Fatin e njëjtë si të Hasanit e ka pasur edhe Hajredin Kuçi.

    Sot në Kosovë shënohet tetë vjetori i miratimit të Kushtetutës së Republikës.

    Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008./Insajderi.com

    https://www.facebook.com/QytetariQeveria/videos/1081542415235239/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark