Ismaili: Ia kemi huqë sakrificës së dëshmorëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismaili: Ia kemi huqë sakrificës së dëshmorëve

    Insajderi
    09 April 2016 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ismaili, përmës një shkrimi në Facebook thotë se situata dhe gjendja momentale politike në Kosovë po “ia huq sakrificës së dëshmorëve”.

    “Edhe në momentet si këto, sa fort lakmoj, o sa fort, që nuk jam në vend të atyne që kanë ra, e që nuk e shohin se sa shumë ia kemi huqë sakrificës së tyne. E kjo, në një mënyrë, edhe më ngushëllon, kur e di se ata janë në një vend shumë ma të mirë, sesa që jemi na”, ka shkruar Ismaili.

    fisi

    Deputeti i VV-së më tej rrëfen kohën kur kishte vendosur t’i bashkohej luftës për clirimin e Kosovës, 17 vjet më parë.

    “Nuk e harroj, kur u pata nisë prej Londre, sa u pata tutë, sa u pata mërzitë, sa herë i kam ra vetes shpulla gojës, që thashë se po shkoj, e burrat s’i ndryshojnë fjalët, e sa nuk e kam pasë idenë se ku po shkoj, veç e dij se, kush më pat thirrë me m’thanë mos me shkue, apo u pat brengosë, i pata thanë që s’po shkoj me vdekë, por me u kthye e me e gëzue lirinë bashkë”, theksoi deputeti i partisë më të madhe opozitare.

    Ismaili në kohën kur filloi lufta në Kosovë gjendej në Mbretërinë e Bashkuar ku jetonte prej rreth 10 vitesh, e që më pas kishte marrë vendim të kthehej e ti bashkohej luftës së UCK-së.

    Ai ishte pjesëtar i brigadës 138 “Agim Ramadani” në Koshare. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark