Insajderi
Insajderi

Nga e diela në Kosovë e Shqipëri vjen vala e nxehtit nga Afrika Veriore

Insajderi
14 July 2023 - 23:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nga e diela në Kosovë e Shqipëri vjen vala e nxehtit nga Afrika Veriore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, stabil dhe i nxehtë. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 32 deri në 34 gradë Celsius. Pasdite mund të ketë disa zhvillime në disa vise kryesisht malore, por pa reshje atmosferike ose mund të ndodhë ndonjë rigë ose rrebesh i papërfillshëm kalimtar.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperatura maksimale deri në 38 gradë Celsius.

Mjaft nxehtë dhe me diell nesër edhe në Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi. Pasdite mund të ndodhë ndonjë rigë ose rrebesh i shkurtër, i papërfillshëm në disa vise të Maqedonisë së Veriut.

Nga e diela fuqizohet përsëri vala e fortë e nxehtësisë verore ose ajri me origjinë nga Afrika veriore. Temperaturat maksimale në Kosovë pak mbi 35 gradë Celsius, ndërsa në Shqipëri deri në 40 gradë Celsius. Në mesjavë rritje e mëtutjeshme e temperaturave./METEOBALLKAN


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark