Aksident në aksin Elbasan-Peqin, automjeti përplaset me karrocën! Humb jetën 58-vjeçari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Aksident në aksin Elbasan-Peqin, automjeti përplaset me karrocën! Humb jetën 58-vjeçari

    Insajderi
    21 July 2023 - 23:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në fshatin Përparim, ku automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., 20 vjeç, është përplasur me karrocën e tërhequr nga një kafshë dore (kalë).

    Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F. Z., 58 vjeç, banues në Peqin që drejtonte karrocën.

    Drejtuesi automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark