Agim Ramadani dhe Sali Çekaj në pulla postare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Ramadani dhe Sali Çekaj në pulla postare

    Insajderi
    09 April 2016 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Beteja e Koshares është një prej betejave më të lavdishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Agim Ramadani dhe Sali Çekaj janë dy prej figurave më të shquara të UÇK-së. Vepra dhe sakrifica e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës janë pjesë e ndritur e historisë së popullit tonë me të cilën krenohemi të gjithë.

    Për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, luftëtarët e lirisë  Agim Ramadani dhe Sali Çekaj janë nderuar me urdhrin “Hero i Kosovës”, njofton RTK.

    Emetimi i pullave postare me portretet e dy dëshmorëve është një nder i veçantë për Postën e Kosovës. Ato do ta rrisin edhe më shumë vlerën e Filatelisë së Postës së Kosovës.

    Vlerat tona historike dhe kombëtare do të promovohen edhe në të ardhmen përmes imazheve të pullave postare të Filatelisë së Postës së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark