Insajderi
Insajderi

FOTO| Ky është shtetasi i Shqipërisë që u arrestua sot nga Policia e Kosovës- po kërkohej nga Interpoli, për çfarë dyshohet?

Insajderi
06 August 2023 - 14:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
FOTO| Ky është shtetasi i Shqipërisë që u arrestua sot nga Policia e Kosovës- po kërkohej nga Interpoli, për çfarë dyshohet?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës e ka arrestuar Aldo Majnishtan, 29-vjeçar, i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë në Shqipëri nën akuzën se ka rrëmbyer dhe zhdukur Jan Prengën.

Siç raporton Shqiptarja, Jan Prenga, baba i tre fëmijëve u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba këmbës. Ai u përlesh me rrëmbyesit, por ata mundën të fusnin në një makinë Range Rover me ngjyrë të bardhë dhe më pas e transportuan në kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike.

Festim Bexhdili ishte kopshtar i resortit “Golden” në Shijakut, nga garazhi i të cilit u transportua trupi i Jan Prengës. SPAK administroi orë të tëra pamje filmike nga kamerat e resortit, të cilat konfimuan lëvizjet e personave të përfshirë në ngjarje.

Dosja në ngarkim të grupit kriminal tashmë ka kaluar për gjykim në GJKKO ndërsa trupi i Jan Prengës ende nuk është gjetur.

Alto Majnishta

Alto Majnishta dhe Jan Prenga


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark