Insajderi
Insajderi

“Një i tretë në gjendje të rëndë”- flasin nga QKUK për gjendjen e tre të lënduarve nga aksidenti në rrethrrotullim

Insajderi
14 August 2023 - 09:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Një i tretë në gjendje të rëndë”- flasin nga QKUK për gjendjen e tre të lënduarve nga aksidenti në rrethrrotullim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot rreth orës 03:00 në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.

Policia njofton se tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

E drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, njoftoi se në QKUK janë dërguar tre persona të lënduar nga ky aksident, ku dy prej tyre janë në kirurgji torakale.

I lënduari i tretë, sipas Sylës, është në gjendje të rëndë, pasi ka lëndime që ia rrezikojnë jetën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark