Mustafa: Kushtetuta e Kosovës, model pozitiv - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Kushtetuta e Kosovës, model pozitiv

    Insajderi
    09 April 2016 - 20:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Duke uruar qytetarët për këtë ditë, ai në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, theksoi se Kushtetuta është “sublimim i përkushtimit të popullit të Kosovës për një shtet demokratik”.

    “Kushtetuta e Kosovës është model pozitiv që ka në qendër qytetarin, duke mundësuar funksionim të një shteti demokratik, me perspektivë për qytetarët dhe me marrëdhënie demokratike ndërmjet të gjitha komuniteteve”, tha Mustafa, njofton Insajderi.

    Sot janë bërë tetë vjet prejse Kuvendi i Kosovës ka miratuar Kushtetutën e Republikës.

    Akti më i lartë juridik ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark