
Të dhënat e para që vinë nga një burim në PS sugjerojnë për një pjesëmarrje masive, ku numri më i lartë i votuesve për momentin është shënuar në Malësinë e Madhe, me 94.8%, pasuar nga Vau i Dejës me 93.6 %, Hasi 87.9%, Puka 86.3%, Tropoja 76.7%.
Numërimi ka përfunduar në Bashkinë e Lezhës ku pjesëmarrja ishte 76.7%, nga ku “Po” votuan 97.15% dhe “Jo” 2.85%. Pas votimin në zonën e Dajtit, kryeministri Rama deklaroi se një referendum i tillë do të përsëritet edhe në të ardhmen, njofton Top-Channel.
“Dua të them se kjo është e para, por nuk është e fundit herë që ne do të përdorim edhe referendumin për të zgjeruar hapësirat e pjesëmarrjes dhe aksesin në vendimmarrje të çdo anëtari dhe anëtareje të partisë sonë, në një proces që është me rëndësi të veçantë pasi PS është rihapur dhe po zgjerohet dita ditës”, tha Rama.
Ben Blushi, i cili e kundërshtoi referen dumin gjatë zhvillimit të tij, nuk bëri asnjë dalje publike, por nëpërmjet një njoftimi për median e quajti atë “një sajesë për t’i hequr atij personalisht të drejtën e kandidimit dhe të drejtën e zgjedhjes gjithë anëtarësisë së Partisë Socialiste”. /Insajderi.com