Insajderi
Lajme

Arrestohen dy burra në Skenderaj, dyshohen se ushtruan dhunë fizike ndaj një gruaje

Insajderi
21 August 2023 - 09:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen dy burra në Skenderaj, dyshohen se ushtruan dhunë fizike ndaj një gruaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës (PK) njofton se dy persona janë arrestuar në Skenderaj, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve, është gjetur arsenal armësh.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie me leje të skaduar me 237 fishekë, një karikator të pistoletës, një thikë të pushkës së gjuetisë, një shufër metali dhe 12 gëzhoja të fishekëve të kalibrave të ndryshëm.

Bëhet e ditur se pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, kurse viktima është dërguar në strehimore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark