Insajderi
Lajme

Europoli Italian demanton pohimet e PD-së për vëllain e ish-ministrit

Insajderi
10 April 2016 - 08:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shqiptarja.com verifikoi përmes burimeve italiane të Europolit dokumentin me të cilin policia kriminale Gjermane kërkon të verifikojë me kolegët italianë autenticitetin e një dokumenti fiskal të gjetur në pronësi të Taulant Alibeajt në momentin e arrestimit. Alibeaj, që rezulton nga dokumentet që ka lindur në Seman të Fierit më 2 gusht 1977, akuzohet nga policia gjermane për “grabitje me armë”. Pikërisht në këtë dokument policia gjermane zbulon që në momentin e arrestimit vëllai i politikanit shqiptar të PD-së, kishte në pulsin e tij një orë me një vlerë aq të lartë, sa krijoi tek gjermanët dyshime të forta.

Lajmi i arrestimit të Taulant Alibeaj, ish-funksionarit të Policisë së Shtetit pranë repartit RESI, ku ka mbajtur detyrën e inspektorit, është konfirmuar fillimisht nga burime pranë Policisë së Shtetit shqiptare. Taulant Alibeaj u është prezantuar efektivëve të policisë gjermane me emrin Xhavit Mornica, shtetas ky kosovar që pas verifikimeve gjermane kishte jetuar në këtë shtet, por në fakt ishte dëbuar qysh prej vitit 2002. (Gazeta Express)


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark