×
  • Showbiz
  • Show

    Çfarë u bë me projektin që i premtuan Efit në “BBV”?

    Insajderi
    23 August 2023 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Efi Dhedhes ishte një nga personazhet që spikati më shumë gjatë ‘Big Brother VIP Albania’. Ajo arriti që të shkonte deri në finale, mirëpo u rendit e treta, por nuk doli pa asgjë. Gjatë natës finale, asaj iu premtua se do të ishte imazh i ‘Lori caffe’, një mundësi shumë e mirë për Efin.

    Por, kur kanë kaluar muaj nga përfundimi i kësaj experience, Efit ende nuk iu është plotësuar kjo ‘dhuratë’.

    Pikërisht, për këtë gjë ajo u pyet sot nga ndjekësit, por mesa duket as ajo nuk është e qartë se çfarë po ndodh.

    Efi Dhedhes

    ‘Nuk e di akoma po pres përgjigje’- u përgjigj Efi një pyetje që kishte të bënte me këtë projekt.

    E mesa duket, as Efi nuk është e qartë se çfarë po bëhet me dhuratën që iu ofrua, por nuk iu plotësua!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark