Insajderi
Lajme

Nëse shihni këta dy persona, telefononi menjëherë policinë

Insajderi
23 August 2023 - 13:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nëse shihni këta dy persona, telefononi menjëherë policinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e dy personave, të cilët dyshohen për vjedhje të identitetit dhe qasjes.

PK-ja, qendra në Prishtinë, thotë se dy të dyshuarit veprën penale e kryen më 8 gusht të këtij viti, shkruan Gazeta Insajderi.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi”, thuhet në njoftim.

“Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje e identitetit dhe qasjes, që ka ndodhur me datën 08.08.2023, në Prishtinë”.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark