Insajderi
Lajme

Radioja zvicerane: Po vjen koha e Era Istrefit

Insajderi
10 April 2016 - 10:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në shkrimin kushtuar Era Istrefit, radioja zvicerane e përshkruan këngëtaren kosovare si shumë bindëse me pamjen e saj dhe me stilin e jashtëzakonshëm.

Me këngën e saj “BonBon”, ajo aktualisht po i “pushton” platformat e mëdha evropiane si Shazam, Spotify dhe iTunes.

“Të shohim pra: Zvicra i pëlqen artistët shqiptarë dhe muzikën e tyre! Madje, ndoshta më shumë se sa muzikën zvicerane”, thuhet në shkrimin e “Radio Energy” në Zvicër, përcjell albinfo.ch

“Artistët shqiptarë nga Kosova po e pushtojnë Zvicrën. Dhe, kështu nuk është nga sot. Në fillim ishte Rita Ora, vajzë e prindërve shqiptarë të Kosovës. Pastaj erdhi 19 vjeçarja Dua Lipa me hitin e saj “Be The One” ndërsa tash po vjen koha e Era Istrefit”, thuhet në përshkrimin që ky medium i bën këngëtarës Era Istrefi. (Albinfo.ch)


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark