Insajderi
Insajderi

Musliu përgjigjet për “hetimet” ndaj Dejona Mihalit: Në shtator do të definohen shumë gjëra

Insajderi
25 August 2023 - 17:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Musliu përgjigjet për “hetimet” ndaj Dejona Mihalit: Në shtator do të definohen shumë gjëra
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se qëndron prapa idesë së saj për hetimin e Dejona Mihalit përmes një Komisioni Hetimor parlamentar.

Në një intervistë për Nacionalen, ajo është pyetur edhe në lidhje me mundësinë që të nisin këto hetime.

Musliu ndërkaq, u përgjigj se në shtator do të definohen shumë çështje.

“Shtatori do të jetë muaji i cili do të definojë shumë çështje të cilat janë aktualitet politik i muajve të fundit. I qëndroj mbrapa idesë sime që për Dejona Mihajlin duhet të iniciohet komision hetimor parlamentar, për të sqaruar fillimisht marrjen e shtetësisë së Kosovës duke marrë parasysh faktin që asaj i ishte ndaluar hyrja në Kosovë.” – tha ajo.

Tutje, Musliu ka deklaruar se opozita nuk duhet ta neglizhojë mundësinë parlamentare për të kërkuar llogari, jo vetëm për Dehona Mihalin, por për të gjitha aferat.

“Nëse opozita e neglizhon mundësinë parlamentare për të kërkuar llogari nga qeveria, jo vetëm për Dejona Mihajlin, por për të gjitha aferat, atëherë që sot e ka humbur garën politike dhe vendi jonë do të përfundojë në një diktaturë të paperjetuar deri më tani. Ne nuk kemi nevojë për një opozitë të heshtur. Ne kemi nevojë për një opozitë të sinqertë dhe aktive sepse dështimet e qeverisë aktuale kanë dal sheshit dhe heshtja opozitare nënkupton dorëzim.” – u përgjigj ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark