Insajderi
Insajderi

Osmani: Kosova ka qenë dhe mbetet mbështetëse e sovranitetit të Ukrainës

Insajderi
25 August 2023 - 19:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Osmani: Kosova ka qenë dhe mbetet mbështetëse e sovranitetit të Ukrainës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova ka qenë dhe mbetet mbështetëse e sovranitetit të Ukrainës.

Sipas saj, mbështetja për Ukrainën nuk ka qenë befasi dhe të drejtat e këtij vendi po shkelen.

Në shënimin e ditës së Pavarësisë së Ukrainës, e para e shtetit deklaroi se këtij vendi për të kujtuar sakrificën dhe vendosmërinë e këtij vendi për të luftuar për paqe.

“Ju jeni shembull i shkëlqyer për gjithë botën. Kosova fatkeqësisht është eksploduar nga narrativi i Rusisë. Agresioni ushtarak i Rusisë është brutal, por edhe agresion ndaj rregullave dhe rendit botëror të të drejtave. Çdo përpjekje e Rusisë dhe duarve të saj të zgjatura është manipulative dhe duhet të refuzohet. Askush nuk mund të bie në kurthin e Putinit”, tha Osmani, transmeton kp.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se janë mbledhur për të treguar mbështetjen për Ukrainën që po feston pavarësinë në kohë lufte.

“Që nga fillimi Kosova e ka bërë të ditur që është kundër agresionit. Kjo mbështetje është përtej fjalëve. Është mbështetje edhe e dhënë nga Qeveria e Kosovës bashkë me iniciativat tona që nga viti i kaluar. Kjo mbështetje u mundëson gazetarëve që të qëndrojnë këtu të sigurt. Deri më tani 12 gazetarë po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të programit të rezidencës. Lufta ruse sulmon çdo gjë. Për një vit e gjysmë Rusia ka shkelur dhe neglizhuar çdo të drejtë”, ka thënë ai.

Ai po ashtu shtoi se vazhdojnë të bëjnë presion ndaj Putinit që të ndal këtë luftë, duke shtuar se Ukraina do të jetë sovrane.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark