Policia kap pasaporta falso në Aeroportin “Adem Jashari” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kap pasaporta falso në Aeroportin “Adem Jashari”

    Insajderi
    10 April 2016 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona një femër dhe një mashkull kishin planifikuar të udhëtonin nga Kosova përmes aeroportit të Prishtinës për dy vende evropiane. Por dokumentet e tyre të udhëtimit nuk kanë qenë në rregull.

    Megjithatë ata ia kishim mërsyer Aeroportit Ndërkombëtar, Adem Jashari, me synimin që nga aty të fluturojnë drejt Zvicrës dhe Gjermanisë.

    Por nuk ia kanë dalë. Dokumentet e tyre që dyshohen të jenë të falsifikuara janë hetuar nga skaneri i Aeroportit.

    Kështu raportohet nga Policia e Kosovës, e cila ka arrestuar të shtunën, dy të dyshuarit, pasi që njëjtit kanë tentuar të udhëtojnë për në Dyseldorf dhe Bazel me dokumente të falsifikuara.

    Me urdhër të prokurorit dokumentet e dyshuara janë konfiskuar ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë  të rregullt.

    Ndërkohë policia e Kosovës raporton se ka arrestuar 17 persona ndërsa prej tyre katër janë në mbajtje./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark