"Ishte e dehur", del dëshmia e autores që dyshohet se vrau motrën në Tiranë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ishte e dehur”, del dëshmia e autores që dyshohet se vrau motrën në Tiranë

    Insajderi
    03 September 2023 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marsela Pushani ka dëshmuar se nuk ka dashur ta vrasë të motrën, por ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. Sipas saj, e motra prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike.

    Dy motrat jetonin në të njëjtën banesë bashkë me të ëmën. Mëngjesin e djeshëm, sipas Marselës, dy motrat kanë pasur debat të vazhdueshëm pasi i kërkonin që të linte alkoolin, raporton Ora News.

    Fillimisht Amanda ka marrë thikën dhe ka kërcënuar të motrën dhe nënën e saj se do t’i vriste. Marsela ka treguar më tej se situata është tensionuar dhe ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. E arrestuara është me profesion mësuese.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark