Insajderi
Lajme

“Huqje, masë absurde”, Dimal Basha i përzihet Kushtetueses në vendimin për tatimin në pronë

Insajderi
04 September 2023 - 12:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Huqje, masë absurde”, Dimal Basha i përzihet Kushtetueses në vendimin për tatimin në pronë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e nenit 5 të Ligjit për Tatimin në Pronë, konkretisht faljen e 100 eurove.

Basha, me anë të një postimi në ‘Facebook’, e ka vlerësuar si “huqje” vendimin e Kushtetueses, shkruan Gazeta Insajderi.

“Huçje e Gjykatës Kushtetuese dhe hipokrizia e komunave! Ka pas shumë propagandë se Qeveria po i detyron komunat me fal tatim në pronë, por ja që ligji nuk e thotë këtë! Ligji shkurt ofron që: Çdo tatimpagues kualifikohet për falje! Shuma e faljes lejohet deri në 100€ maksimum, dhe Vendimi për këtë falje bëhet nga kuvendet komunale!”, ka shkruar Basha.

“Jeni dëshmitarë që opozita bëri zhurmë se vlerësimi real i pronave ishte barrë e madhe tatimi për qytetarët! Qeveria e mori paraysh dhe me ligj ofroi mundësinë me ua fal! Mirëpo kur ndodhi kjo, komunat u ankuan se falja për qytetarë është humbje për komuna! Si humb komuna nëse përfiton qytetari? Koncentrohuni!!! Së paku mos u fshihni pas Gjykatës, deklarohuni me votë në kuvendet komunale, a po doni qytetarët me përfitu apo po doni m’i mbajt paret për vete?”, vijon më tej ai.

Kushtetuesja përgjatë ditës mori vendim që t’i vë masë të përkohshme nenit 5 të Ligjit për Tatimin në Pronë, konkretisht pjesën ku obligohen komunat për faljen e 100 eurove.

Vendimi erdhi pasi që Komuna e Prizrenit e dërgoi përpara dy javësh për interpretim në Kushtetuese të njëjtin ligj. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark