Vitia e para në nivel të Kosovës në realizimin e investimeve kapitale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia e para në nivel të Kosovës në realizimin e investimeve kapitale

    Insajderi
    10 April 2016 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës që udhëhiqet nga kryetari, Shpend Ahmeti, radhitet e fundit në listën zyrtare të raportit të Auditorit të Përgjithshëm sa i përket investimeve kapitale.

    Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, del të ketë realizuar vetëm 45 për qind të investimeve kapitale në gjithë territorin e komunës.

    Ndërsa komuna e Vitisë del të jetë e para në listë në nivel të Kosovës, sa i përket realizimit të investimeve kapitale, me 97 për qind të realizimit të këtyre investimeve.

    dokumenti

    Komuna ku udhëhiqet nga kryetari Sokol Haliti, është vlerësuar nga institucioni kompetent për të vlerësuar menaxhimin e institucioneve me paranë publike, si komuna që ka pasur pasqyrë reale te punës, njofton PlusTelevizion në Viti.

    Raporti i Auditorit të Përgjithshëm, në bazë të investimeve kapitale, pas Vitisë radhit komunën e Gjilanit që e udhëheq Lutfi Haziri, me 94 për qind të realizimit të investimeve./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark