Insajderi
Lajme

“Miqtë tanë gjermanë”, Vjosa Osmani e uron Gjermaninë pasi e mposhti Serbinë në basketboll

Insajderi
10 September 2023 - 18:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Miqtë tanë gjermanë”, Vjosa Osmani e uron Gjermaninë pasi e mposhti Serbinë në basketboll
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Gjermaninë për shpalljen kampion bote në basketboll, në ndeshjen ku mposhti Serbinë me rezultat 83:77.

Osmani, me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka thënë se fitorja e, siç iu referua ajo, miqve gjermanë ishte më se e merituar, shkruan Gazeta Insajderi.

“Kampion bote! Urime për miqtë tanë gjermanë për një fitore më se të merituar dhe historike të Kupës së Botës”, ka shkruar presidentja.

Finalja e Botërorit është zhvilluar të dielën në Manila të Filipineve. Ndeshja ishte dramatike dhe e hapur deri në fund.

Shkëputjen e madhe gjermanët e bënë në çerekun e tretë, të cilin e fituan 22:10.

Por më pas ndeshja u hap sërish dhe u vendos në aksionet e fundit. 21 sekonda para fundit, Dennis Schroeder shënoi për 81:77.

Në aksionet vijuese Serbia dështoi. Schroeder më pas realizoi dy gjuajtje të lira për 83:77, 12 sekonda para fundit. Rezultati më nuk ndryshoi.

Gjermania ka fituar titullin e botës për herë të parë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark