Insajderi
Lajme

Blero “analisti” ia “zgjidh” problemin kombëtares së Kosovës: Na duhet një trajner gjerman

Insajderi
10 September 2023 - 23:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Blero “analisti” ia “zgjidh” problemin kombëtares së Kosovës: Na duhet një trajner gjerman
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Siç u paralajmërua edhe më herët, këngëtari Blerim Muharremi me nofkën ‘Blero’, po servohet si analist për ndeshjen e Kosovës me Zvicrës dhe atë të Shqipërisë me Poloninë.

Ai në një studio televizive ka dhenë një “analizë” lidhur me çështjen e kombëtares së Kosovës, teksa trajneri aktual, Primozh, Gliha s’ia ka mbushur fort syrin këngëtarit, shkruan Gazeta Insajderi.

“Unë mendoj që neve na duhet një trener gjerman, mendoj unë, një trener më i mirë në moshë që me të vërtetë që nuk i vetë lojtarët se çfarë disponimi ki, po e këqyrë çka po bëjnë në fushë”, ka iluminuar Blero futbolldashësit.

“Mendoj që neve na duhet një trener me prejardhje gjermane. Pse gjermane? Sepse neve na duhet disiplina. Ky treneri jonë i ka thënë veti gjeneral, por unë nuk mendoj ashtu”, ka vazhduar më tej ai, duke komentuar deklaratën e Gliha-s pas ndeshjes me Zvicrën. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark