Insajderi
Lajme

Roth vjen në Prishtinë: Do të takohem me Kurtin, Konjufcën e Gërvallën

Insajderi
11 September 2023 - 10:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Roth vjen në Prishtinë: Do të takohem me Kurtin, Konjufcën e Gërvallën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Politikani gjerman, njëherit kryesuesi i Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Gjerman, Michael Roth ndodhet për vizitë në Kosovë. Nëpërmjet një postimi në Twitter ka përshëndetur ndjekësit e tij nga Prishtina.

Ka njoftuar që gjatë kësaj vizite do të ketë takime të shumta, përfshirë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe ministren e Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla.

“Mirëmëngjesi Prishtine! Më në fund kthehemi në Kosovë. Në pritje të takimit me përfaqësues të shoqërisë civile, kryeministri @albinkurti, kryetarja e Kuvendit @KonjufcaGlauk, FM @gervallaschëarz dhe kolegë të komitetit të punëve të jashtme. Faleminderit që më pritët. #ontheRoth”. Ka shkruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark