Përleshje e migrantëve me policinë në Maqedoni, qindra të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përleshje e migrantëve me policinë në Maqedoni, qindra të lënduar

    Insajderi
    11 April 2016 - 08:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Migrantët janë përleshur me policinë e Maqedonisë, mbrëmë vonë, pasi ata nuk ishin lejuar ta shkatërrojnë barrikadën me tela ndërmjet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

    Raportohet se policia ka përdorë gaz lotjsellës dhe plumba gome për t’i kthyer prapa migrantët, që ishin përgjigjur me hedhje gurësh kundër policisë.

    Organizata Mjekët pa Kufij tha se vullnetarët mjekësorë në terren u dhanë ndihmë mjekësore afro 300 vetëve, pasi kishin probleme me frymëmarrje nga gazi lotsjellës dhe lëndimet nga plumbat e gomës.

    Së paku 6 të lënduar janë në spital.

    Policia e Maqedonisë tha se 23 policë janë lënduar, prej tyre 5 me lëndime serioze.

    Kjo dhunë u bë në vendkalimin kufitar Idomeni, ku më se 11 mijë migrantë janë të vendosur në kamp në pjesën e kufirit grek./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark