Insajderi
Lajme

Xhafer Tahiri fiton garën për kryetar të LDK’së në Vushtrri

Insajderi
17 September 2023 - 13:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Xhafer Tahiri fiton garën për kryetar të LDK’së në Vushtrri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anëtarit të Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahirit, iu është besuar posti i kryetarit të këtij subjekti politik në Vushtrri edhe për katër vite.

Kjo, pas mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të LDK-së në Komunën e Vushtrrisë për zgjedhjen e kryetarit të ri, raporton Gazeta Insajderi.

Kundërkandidati i Tahirit ishte Adnan Lahu.

Nënkryetar i degës së LDK-së në Vushtrri është zgjedhur Shkelzen Xhaferi, dikur drejtor nën qeverisjen e Tahirit.

Mbledhja e Kuvendit Zgjedhor të degës së LDK-së në Vushtrri ishte ftuar sot nga ora 11:00. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark