
Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiq ,e ka bërë përgjegjëse Serbinë një gjykatë në Beograd për krimet e kryera në Kosovë.
Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi ka dalë me një komunikatë për media sipas të cilës, një gjykata në Beograd ka sjellë aktgjykimin e parë, i cili drejtpërdrejt e bën përgjegjëse shtetin e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë.
Në këtë mënyrë, Gjykata e Parë Themelore në Beograd ka bërë përgjegjëse shtetin e Serbisë për vrasjen e anëtarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi e Gashi, para shtëpisë së familjes Gashi në Podujevë, në marsin e vitit 1999. Krimin, sipas kësaj gjykate, e kanë kryer pjesëtarët e njësisë së ashtuquajtur “Shkorpionët” të MUP-it të Serbisë, e cila ka vepruar gjatë luftës në rajonin e Llapit.
Fondi për të Drejtën Humanitare, vlerëson, se “gjykata ka sjellë vendim të drejtë, dhe se në procesin e shkallës së dytë, për shkak të natyrës së rastit, gjykata duhet që shumën e dëmshpërblimit ta harmonizojë me standardet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut për raste të ngjashme, shkruan albinfo.com
Serbia për herë të parë ka pranuar fajin se forcat e tyre kanë vrarë në Kosovë 16 civilë, në mesin e tyre, fëmijë, gra dhe pleq. Për këto vrasje makabre, Gjykata Themelore e Beogradit ka ndarë një shumë prej 210 mijë eurosh (25.9 milionë dinarë) si dësmshpërblim për familjet e dëmtuara, Bogujevci, Gashi e Duriqi.
Por familja Bogujevci nga Podujeva nuk e kishte pranuar këtë dëmshpërblim duke konsideruar ofendim./Insajderi.com