Insajderi
Lajme

Bëhet publik emri i njërit nga sulmuesit të vrarë në Banjskë

Insajderi
25 September 2023 - 14:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bëhet publik emri i njërit nga sulmuesit të vrarë në Banjskë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njëri nga personat e vrarë nga grupi që po akuzohet për vepra terroriste në Banjskë të Zveçanit është Stefan Nedelkoviq, 31-vjeçar.

Kështu kanë raportuar mediat serbe. Sipas këtyre informacioneve, Nedelkoviq është banor lokal nga Zveçani, teksa kanë publikuar edhe fotografi të tij, përcjell Gazeta Insajderi.

Deri më tani janë konfirmuar katër të vrarë nga grupi i akuzuar për terrorizëm nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Personi i katërt i vrarë u konfirmua sot nga prokurori i rastit, Naim Abazi.

Sipas tij, trupi i pa jetë është gjetur përgjatë kontrollit të pjesës ku ka ndodhur rasti.

Prokurori gjatë ditës ka bërë të ditur se janë duke u kontrolluar edhe vetura të tjera nën dyshimin për posedim të armëve që lidhen me grupin kriminal. /Insajderi.org/

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark