BE dhe Këshilli i Evropës ndajnë 25 milion euro për Ballkanin Perëndimor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    BE dhe Këshilli i Evropës ndajnë 25 milion euro për Ballkanin Perëndimor

    Insajderi
    11 April 2016 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisionari i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn dhe sekretari gjeneral i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, kanë marrë pjesë të hënnë në ceremoninë e nënshkrimit të një iniciative për ndihmë ndaj Turqisë dhe Ballkanit Perëndimor.

    Në një deklaratë për media pas ceremonisë, thuhet se “ne jemi të lumtur që Komisionit Evropian dhe Këshilli i Evropës po fillojnë një iniciativë të përbashkët për të ndihmuar partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë për të adresuar sfidat që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut”.

    “Kjo iniciativë do të përkrah reformat në gjyqësi, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe grupeve të margjinalizuara, si dhe promovimin e politikave anti-diskriminuese,” thotë në deklaratën për media.

    Për këtë qëllim, Komisioni Evropian do të ndajë 20 milion euro, kurse Këshilli i Evropës pesë milion euro për një periudhë tre vjeçare.

    Po ashtu, iniciativa mundëson edhe ekspertiza nga ekspertët e KE-së për analiza të legjislacionit, me kërkesë të vendeve përfituese/Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark