Insajderi
Lajme

Gazetari kroat e bën shqiponjën dhe përshendet njësitë speciale, krerët e UÇK-së dhe Kurtin

Insajderi
07 October 2023 - 17:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gazetari kroat e bën shqiponjën dhe përshendet njësitë speciale, krerët e UÇK-së dhe Kurtin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari kroat, Velimir Bujanec, i cili edhe drejton emisionin “Bujica” të premten ia ka kushtuar zhvillimeve në Kosovë dhe sulmit të 24 shtatorit, shkruan Express.

Bujanec në një moment gjatë emisionit e ka bërë shqiponjën, ndërkohë që ka përshëndetur Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj, e kryeministrin Albin Kurti.

“Vëllai me vëlla, shqiptari me kroat”, ka thënë Bujanec.

Të ftuar në emision e ka pasur Tom Kaçinarin, i cili edhe i ka dhuruar një konjak “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

Kaçinari ka deklaruar se Vuçiq e ka orgnaizuar sulmin e 24 shtatorit dhe sipas tij, presidenti serb po investon edhe para të pista në Kroaci.

@insajderiofficial #Kosova #shqipet #albaniche #shqipet #ushtriaçlirimtareekosoves #UÇK #fyp #foryoupage #fypシ ♬ Çlirimtari – Ilir Shaqiri


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark