Insajderi
Lajme

Fjalimi mbështetës i Netanyahut për Kosovën më 1999-ën

Insajderi
10 October 2023 - 21:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fjalimi mbështetës i Netanyahut për Kosovën më 1999-ën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Israelit, Benjamin Netanyahut, në vitin 1999, teksa kujtonte holokaustin në përvjetorin e tij, pati mbajtur një fjalim për Kosovën.

Aty 24 vjet më parë pati thënë se populli i tij bashkëndjen me atë çfarë ndodhte kilometra larg tyre.

“Asgjë nuk mund të krahasohet me holokaustin e popullit tonë, por si hebrenj, nuk mund të qëndrojmë duarkryq kur përballemi me imazhe të Kosovës, me mijëra refugjatë të dëbuar nga shtëpitë e tyre, me fytyrat e frikësuara që shikojnë nga trenat në hekurudha, nga fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre”, kishte thënë Netanyahu.

Rreth 112 refugjatë u pranuan në Shtetin izraelit teksa vetë i pari i qeverisë së atjeshme i pati pritur në aeroport.

Megjithkëtë, ndonëse kishte përkrahje e ndihma nga atje, Kosova nuk arriti të marrë njohje nga Izraeli edhe për shumë vite pas shpalljes së pavarësisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark