Insajderi
Botë

Sulmohen dy baza ushtarake amerikane në Siri

Insajderi
19 October 2023 - 11:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulmohen dy baza ushtarake amerikane në Siri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy baza ushtarake amerikane në Siri u shënjestruan të enjten.

Këtë e ka raportuar televizioni libanez, Al Mayadeen përmes burimeve, përcjell Gazeta Insajderi.

Sipas këtyre raportimeve, tre dronë shënjestruan bazën ushtarake në al-Tanf në Siri, e cila ndodhet në kufirin Irak-Siri.

Nuk ka raportime deri më tani për dëme dhe viktima, vijon raportimi.

Ndërkaq baza tjetër amerikane Conoco në fshatin Deir Ezzor të Sirisë është goditur me dy raketa.

Ende s’ka pasur konfirmim zyrtar nga autoritetet amerikane lidhur me këtë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark