Insajderi
Lajme

​Në Klinikën Infektive në kohë rekorde po bëhet diagnostikimi i meningjitit

Insajderi
21 October 2023 - 15:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
​Në Klinikën Infektive në kohë rekorde po bëhet diagnostikimi i meningjitit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në kohë rekorde, për dallim nga vitet e kaluara, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare te Kosovës, po bëhet diagnostikimi i meningjitit.

Kjo u bë e mundur falë rritjes së kapaciteteve diagnostike moderne, ku tashmë rezultatet për pacientët kryhen brenda ditës.

Më parë duhej kohe deri në pesë ditë, që të marrin rezultatet dhe të kuptonin shkaktarët e meningjitit.

Diagnostikimi i shpejtë parandalon përdorimin e antibiotikëve të spektrit të gjerë, duke ruajtur kështu shëndetin e pacientit, duke racionalizuar përdorimin e antibiotikëve.

Trajtimin i meningjitit është kompleks dhe kërkon trajtim multi-diciplinare.

Tashmë, pacientëve të dyshuar për meningjit, ju bëhet në kohë të shpejtë edhe ekzaminimet imazherike, si CT , MRI, ultrasonografia transfontaleare, thuhet në një deklaratë për media të SHSKUK-së./KP/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark