Insajderi
Botë

Ndodh përplasja e parë mes këmbësorisë së Izraelit dhe Hamasit në Gaza

Insajderi
22 October 2023 - 19:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndodh përplasja e parë mes këmbësorisë së Izraelit dhe Hamasit në Gaza
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Luftëtarët e Hamasit u përplasën me trupat izraelite brenda Gazës, njoftoi të dielën Brigada militante Al-Qassam e grupit palestinez. Kjo duket të jetë një nga përleshjet e para midis dy palëve në terren brenda brezit që kur shpërtheu lufta, më 7 tetor.

Hamasi tha se luftëtarët e tyre shkatërruan dy buldozerë ushtarakë izraelitë dhe një tank në pritë, duke detyruar trupat izraelite të tërhiqen në Izrael pa automjetet e tyre, raporton CNN.

“Ushtarët e forcës sioniste që ranë në pritën e Khan Younis lanë automjetet e tyre dhe u larguan në lindje në këmbë”, thanë Brigadat Al-Qassam nëpër rrjetet sociale.

Forcat e Mbrojtjes izraelite thanë vetëm se “u qëlluan ushtarët izraelitë që vepronin në perëndim të zonës së sigurisë të Rripit të Gazës, në zonën e Kissufit”.

“Një tank i IDF-së goditi celulën terroriste që qëlloi mbi ushtarët”, shtuan forcat izraelite. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark