Veseli merr pjesë në konferencën parlamentare të FMN-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli merr pjesë në konferencën parlamentare të FMN-së

    Insajderi
    11 April 2016 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, mori pjesë në Konferencën Parlamentare Botërore të Bankës Botërore dhe FMN-së, e cila mbahet në Washington D.C të SHBA-së.

    Në këtë konferencë u diskutua për Përmbushjen e qëllimeve të qëndrueshme të zhvillimit dhe shtyrjen përpara të iniciativave ndërkombëtare zhvillimore.

    Ngritjen e vetëdijes dhe potencialit zhvillimor dhe mbi të gjitha për veprimet që duhet ndërmarrë në të ardhmen.

    Fokusi i kësaj konference ishte gjithashtu edhe krijimi i vendeve të punës, stimulimi i rritjes ekonomike, qeverisja e mirë dhe shumë çështje të tjera të cilat kërkojnë përfshirjen direkte të parlamenteve dhe fuqizimin e rolit të parlamentit në implementimin e këtyre agjendave shtetërore me interes për të gjithë qytetarët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark