Në Ferizaj ende emocionohen për vdekjen e diktatorit [Video] - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Ferizaj ende emocionohen për vdekjen e diktatorit [Video]

    Insajderi
    11 April 2016 - 21:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në këtë front në Ferizaj pretendohet se diktatori Hoxha e ka forcuar Shqipërinë ushtarakisht dhe ekonomikisht.

    Vdekja e tij para 31 vjetësh përjetohet edhe sot e kësaj dite me emocione. Njëri prej anëtarëve të Frontit e kujton kohën kur e kishte marrë vesh ndarjen nga jeta të Enver Hoxhës.

    “Më thanë që ka me ta dhanë një lajm të hidhur, më tha që ka vdekë Enveri, thash mos bo hajgare”, rrëfen i emocionuar njëri nga anëtarët e Frontit.

    Pavarësisht kësaj, ata që po e duan Hoxhën kanë bërë plane për të ndërtuar një përmendore të tij diku në mes Prishtinës e Ferizajt. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark