Insajderi
Lajme

Publikohet fotografia e ushtarit italian të KFOR-it që vdiq në aksidentin në Kosovë

Insajderi
26 October 2023 - 10:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Publikohet fotografia e ushtarit italian të KFOR-it që vdiq në aksidentin në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto me anë të një postimi në “X” ka publikuar emrin e ushtarit që vdiq në një aksident trafiku në rrugën Pejë-Klinë, konkretisht në fshatin Leshan.

“Me një dhimbje të thellë, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë, shprehim ngushëllimet dhe i ofrojmë mbështetje të pakufishme gruas, vajzës dhe familjes së Claudio Cadeddu, ushtar i Ushtrisë të Italisë, i cili ishte viktimë e një aksidenti tragjik rrugor gjatë ditës së sotme”, ka shkruar Ministri italian i Mbrojtjes.

Aksidenti ndodhi në rrugën rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Leshan.

Lëndime të rënda trupore ka pësuar personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

Lajmin e ka konfirmuar KFOR-i, të cilët në një komunikatë kanë shkruar se ushtari që ka ndërruar jetë në aksidentin në mes të dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Pejë, është pjesëtar i misionit paqeruajtës nga Italia.

“Ushtari italian shërbente në bazën e KFOR-it në Novosellë dhe ai ishte viktimë e një aksidenti rrugor derisa ai ishte brenda një VM90” njofton KFOR.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark