Insajderi
Lajme

Sulmi në Kuvend, ngritet aktakuzë ndaj Bislimit, Beqës, Lushtakut dhe Haxhiut

Insajderi
30 October 2023 - 15:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulmi në Kuvend, ngritet aktakuzë ndaj Bislimit, Beqës, Lushtakut dhe Haxhiut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është ngritur aktakuzë ndaj Besnik Bislimit, Hajdar Beqës, Mërgim Lushtakut dhe Bekim Haxhiut për veprën penale “sulmi”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve dhe zgjerimit të tyre, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve B.B., H.B., M.L. dhe B.H., (deputetë të Kuvendit të Kosovës), lidhur me përleshjen fizike të dt. 13.07.2023, gjatë mbajtjes së seancës së rregullt plenare në objektin e Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas aktakuzës, të pandehurit B.B., M.L., H.B., ngarkohen për veprën penale “Sulmi”, nga neni 184 paragrafi 1 të KPRK-së, ndërsa i pandehuri H.B., gjithashtu ngarkohet me veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, nga neni 321 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark