Insajderi
Botë

Izraeli sulmohet sërish nga ky shtet, i kundërpërgjigjen zjarrit

Insajderi
01 November 2023 - 16:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Izraeli sulmohet sërish nga ky shtet, i kundërpërgjigjen zjarrit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë bërë të ditur se kanë qëlluar objektivat në Libanin jugor të mërkurën në formë kundërpërgjigje prej sulmit që vinte nga ai territor.

“Pak kohë më parë, një celulë terroriste tentoi të lëshonte raketa antitank nga Libani në drejtim të territorit izraelit në zonën e Zar’it. Një tank i IDF-së i goditi ato”, tha IDF në një deklaratë, raporton CNN, përcjell Gazeta Insajderi.

“Përveç kësaj, terroristët hapën zjarr pak më parë nga Libani në drejtim të territorit izraelit në zonën Yiftah. Nuk raportohet për të lënduar. IDF po i përgjigjet me zjarr në drejtim të origjinës së të shtënave.”

Ushtria izraelite ka shkëmbyer zjarr në mënyrë sporadike, por rregullisht me militantët në Libanin jugor gjatë javëve të fundit. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark