Mbrëmë në “Prime” ndodhi një përplasje mes moderatorit Alaudin Hamiti dhe opinionistes Anita Haradinaj.
Pasi kjo e fundit përdori shprehje ofenduese ndaj banorit Gani Gërmisë.
Kjo e fundit e ofendoi gazetarin duke e cilësuar të papërshtatshëm fizikisht me banoren Brikenda Karricaj. Mes kësaj, Anita tha se Brikenda është shumë e bukur, teksa iu drejtua Ganisë: ‘A e ke parë veten në pasqyrë’.
Për këtë u bë një reagim nga profili zyrtar i Ganiut në “Facebook” .
“Ofendimet dhe gjuha ofenduese nuk duhet të tolerohen dhe duhet të ndëshkohen. Ne duhet për të thënë se respekti ndaj njëri-tjetrit është vlera më e rëndësishme”, thuhet në postim.