Insajderi
Lajme

Sveçla: Për katër ditë 471 vetura me targa ilegale u konvertuan në RKS

Insajderi
05 November 2023 - 17:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sveçla: Për katër ditë 471 vetura me targa ilegale u konvertuan në RKS
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se 471 qytetarë kanë konvertuar në RKS veturat e tyre përbrenda katër ditësh.

“Qytetarët tanë i janë përgjigjur pozitivisht vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për regjistrimin e veturave nga targat ilegale në targa RKS, duke regjistruar 471 vetura për 4 ditë.  Kjo pasi që sot në veri nuk janë më të plotfuqishëm kriminelët si Milan Radojçiq, Llune, Mami, Rusi e të ngjajshëm”, ka thënë Sveçla në ‘Facebook’.

Siç thotë Sveçla, në katër komunat veriore po shërbejne zyrtarë policorë që janë në shërbim të rendit dhe jo grupeve terroriste.

“Shteti nuk gjunjëzohet nga banditët e as nga grupet kriminale edhe atëherë kur grupe të mirëorganizuara e mbështetura nga Qeveria e Serbisë synojnë terrorizimin e qytetarëve, cënimin e integritetit dhe sovranitetit të vendit tone”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark