Insajderi
Lajme

Dërgohet edhe një projektligj në Kushtetuese

Insajderi
09 November 2023 - 12:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dërgohet edhe një projektligj në Kushtetuese
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për Investime të Qëndrueshme.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimin për Drejtësi”, ushtruesi i detyrës së sekretarit të Kuvendit, Arben Loshi.

Po ashtu, deputeti nga Grupi Parlamentar i PDK-së, Ferat Shala, ka konfirmuar se i mbështetur edhe nga deputetë të tjerë të PDK-së, dërguan këtë Ligj në Gjykatën Kushtetuese.

Ndryshe, më 19 tetor 2023, Kuvendi i Kosovës e miratoi në lexim të dytë Projektligjin për Investime të Qëndrueshme.

Afati për dorëzimin e kërkesës në Kushtetuese, sipas Nenit 113.5 të Kushtetutës së Kosovës, parashtrohet brenda një afati prej tetë ditësh nga dita e miratimit të ligjit ose vendimit të caktuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark